Mësohet shuma e parave që Barcelona pagoi në ‘rastin Negreira’

Policia spanjolle ka rritur shumë e parave që ish-zëvendëspresidenti i Komitetit të Gjyqtarëve (CTA), Jose Maria Enriquez Negreira ka marrë nga Barcelona mes viteve 2001 dhe 2018 në 8.4 milionë euro pas një hetimi të mëtejshëm. 

Negreira dhe Barcelona së bashku me presidentët Sandro Rosell, Josep Maria Bartomeu dhe Joan Laporta, janë nën hetime pasi dyshohen për vjedhje, korrupsion sportiv dhe falsifikim të dokumenteve. 

Figurat e mëparshme kapnin vlerën e 7.5 milionë eurove, por mediumi spanjoll La Razon ka zbuluar se pagesat e mëtejshme kanë zbuluar se kompanitë që janë të lidhura me Negreiran, kapin vlerën e 8,389,599,73 milionë eurove për 17 vite. 

Ky raport i plotësuar nga gjyqtari hetues Joaquin Aguirre thotë se ka një tregues të qartë të një përpjekje për të marrë para të pajustifikuara. 

Barcelona e ka mbajtur gjatë kësaj kohe pafajësinë, me presidentin aktual Laporta i cili pretendon se këto pagesa ishin për konsultim për performancën e gjyqtarëve gjatë kësaj periudhe. 

Raporti voluminoz prej 162 faqeve thotë se nga këto 8.4 milionë euro të paguara, ata nuk kanë qenë në gjendje që ta mësojnë destinacionin e 3.2 milionë prej tyre. 

Tashmë ka një hetim të parë që 18 muaj dhe duket se ky rast do të zvarritet edhe për ca kohë, duke marrë parasysh se një numër skuadrash nga La Liga si Real Madrid dhe Sevilla janë përfshirë si viktima të këtij incidenti./Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share