Ashtu si çdo vit edhe në Sheshin “Shën Pjetër” të Vatikanit u mblodhën mijëra besimtarë nga e gjithë bota për meshën “Urbi et Orbi” të së dielës së Pashkëve.
Ceremonitë u drejtuan nga vetë Papa Françesku që ishte i pranishëm pavarësisht problemeve me shëndetin javët e fundit.
Ati i shenjtë apeloi për më shumë paqe ndërsa u përshëndet edhe me besimtarët e shumtë. Papa mori pjesë edhe në ceremoninë e mesnatës së të shtunës.
Tv Klan