Mesazhi i Tunës për gratë dhe vajzat: Mund të jetoni me princin tuaj, por mund të jeni dhe mama single

Këngëtarja e famshme Tuna Sejdiu ka thyer heshtjen pas një kohe të gjatë pa dalje mediatike.

Mirëpo, të premten në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” 2023 në Tv Klan, këngëtarja ka folur mbi fëmijërinë, jetën dhe karrierën e saj.

Ndër të tjera, Tuna në fund të programit kë dhënë një mesazh të rëndësishëm bazuar në historinë dhe jetën saj për të frymëzuar të gjithë ato që ndodhen në të njejtën situatë.

Ajo i drejtohet të gjithë mamave beqare duke u thënë të mos harrojnë dashurinë për veten e t’i dhurojnë jetës një shans për t’u ridashuruar.

“Nesër mund të jeni gjithkund në jetë. Mund të jetoni ëndrrën tuaj me princin e juaj, mund të jeni një mama single, mund të keni 2-3-4 fëmijë. Ajo që është e rëndësishme është që në gjithë këtë paralelisht mund të jeni një supermami, një grua super e fuqishme e cila mund tí bëjë paralelisht të gjitha dhe vetëm duke ndjekur ëndrrën e tyre, duke u kujdesur për vetveten. Kështu që kjo do të ishte mesazhi im”, u shpreh ajo.

Tuna ka pohuar se së shpejti mund të sjellë edhe një album të ri muzikor. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share