Mesazhet e fundvitit/ Politika uron vitin 2025 – zotime dhe premtime për mirëqenien e qytetarëve!

Duke jetuar në një botë me vlera të shtrembëruara, të dërgojmë mesazhe se bashkë jemi më të fortë. T`ua shtrijmë dorën njerëzve të margjinalizuar, të ndërtojmë një shoqëri ku secili do të ketë shansin për jetë me dinjitet – thotë Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në mesazhin e fundvitit.

“Ta ruajmë si nikoqirë të mirë shtëpinë tonë të përbashkët. Dëshiroj që Viti 2025 të jetë vit i sukseseve, stabilitetit, gëzimit dhe ëndrrave të realizuara. Të jetojmë në paqë, qetësi dhe harmoni, me ata që i duam dhe që na duan” – tha Siljanovska.

Kuvendi ynë pas rotacionit politik katë vit, ka pasur përbërje dhe dinamikë të re – thuhet në mesazhin e fundvitit të Kryeparlamentarit Gashi. Ai duke bërë thirrje për unitet, thotë se angazhimi I secilit është kyç për aspiratat e përbashkëta.

“Prandaj, përtej çdo dallimi, le të punojmë bashkë për ta bërë realitet, këtë shtet ideal me vlerat tona të përbashkëta” – tha Gashi.

Viti 2024 ishte vit i sfidave, por edhe fillimeve të reja – thotë në mesazhin e fundvitit Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Trashëguam një shtet në situatë të rëndë, por me punë dhe plan të qartë inicuam projekte për të përmirësuar jetën, hapëm frontin kundër krimit dhe korrupsionit – thotë Mickoski.

“Viti 2025 do të jetë vit i shpresës, optimizmit, sukseseve dhe shumë punë. Do të punojmë me shumë mund dhe me përkushtim në vitin 2025 për të arrituar ta ndërtojmë Maqedoninë, ashtu siç jut ë gjithë qytetarët e dëshironi dhe si të gjithë ne bashkë e meritojmë” – tha Mickoski.

Në vitin 2025 na presin sfida të rëndësishme por edhe mundësi të reja – thotë kreu I LSDM-në në mesazhin e fundvitit, duke u zotuar se me zgjedhjen e rregullt të kreut partiak, socialdemokratët do të bëhen më të bashkuar dhe më të fortë.

“Jemi gati për zgjedhjet lokale, ku do të ofrojmë kandidatë të fuqishëm që do të punojnë për ndryshime reale në nivel lokal. Do të vazhdojmë të jemi opozitë konstruktive që do të ofrojë zgjidhje, jo vetëm kritika” – tha Filipçe.

Nga Kryeministri i Parë Shqiptar deri te “shqiptarë të ndershëm”. Në këtë mënyrë BDI e karakterizon vitin 2024.

Ëndrra europiane u pamundësua, Mekanizmat e përfaqësimit të drejtë, të sanksionuara nga Marrëveshja e Ohrit, u çmontuan – thonë integristët, duke u zotuar se drejt vitit 2025 do të hapërojnë me vendosmëri të re.

BDI mbetet e përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, për të avancuar demokracinë multietnike dhe për të punuar pa u lodhur që çdo fëmijë në Maqedoninë e Veriut të rritet në një shoqëri ku ëndrrat e tij nuk kufizohen nga përkatësia etnike” – thonë nga BDI.

Viti 2024 tregoi se ja VLEN, 2025-ta do ta dëshmojë edhe më shumë. Kështu thuhet në mesazhin e fundvitit të koalicionit VLEN, të cilët përmes një video-materiali I kanë bërë një rekapitullim vitit që po lëmë pas.

Nga VLEN zotohen për rezultate më të mira në vitin 2025.  

Viti 2025 do të jetë një vit sfidash të reja. Obligimi ynë është të krijojmë kushte për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Do të angazhohemi për një arsim më cilësor, shanse më të mira për të studjuar dhe punuar, si dhe për të kthyer në vendlindje të gjithë ata të rinj, të reja dhe familje që kanë emigruar gjatë dekadës së fundit” – thonë nga VLEN.

Institucionet e shtetit, partitë politike dhe liderët partiak në mesazhet e fundvitit zotohen se do të angazhohen për mirëqenien e qytetarëve dhe zhbllokimin e procesit eurointegrues. Viti 2025 është edhe vit zgjedhor. Qytetarët me votën e tyre mbase do të dijnë të vlerësojnë nëse politika ka realizuar ose jo premtimet dhe zotimet e fundvitit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share