Mesazhet e Ahmetit nga Sopoti: Reagojnë partitë maqedonase!

MICKOSKI: QEVERIA E RE E VMRO-DPMNE DO T`I JEP FUND POLITIKAVE TË KËTILLA

Çdoherë kur BDI-ja kapet duke plaçkitur paratë e qytetarëve, u kthehen retorikës nacionaliste dhe shovinizmit. Në këtë mënyrë, sic njofton KlanM, e ka komentuar deklaratën e djeshme të liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, gjatë një manifestimi në Sopot të Kumanovës.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve nacionaliste, sic thotë, që vijnë nga BDI-ja dhe Ali Ahmeti, kurse pas disa muajve siguron se qeveria e re e VMRO-DPMNE-së do t`u jep fund politikave të këtilla.

“BDI është në fushatë dhe në periudhën e ardhshme do të ketë provokime të këtilla.  Sado të mëdha të jenë provokimet, të jeni të vetëdijshëm se ndonjë tender zgjidhet në katër sy dhe sërish plackiten qytetarët. Shqiptarët për cdo ditë braktisin vendin për shkak të politikave të gabuara që qeverisë BDI-LSDM, për shkak se LSDM ka zgjedhur të jetë shërbëtor. Këtë populli do ta thotë pas disa muajve në zgjedhje” – tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.

Mediat maqedonase, sic percjell KlanM, pretendojnë se dje gjatë ndeshjes së futbollit Shkupi – Vardari në Çair janë paraqitur mesazhe nacionaliste në stadium. Për këtë ishte poyetur edhe Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani.

“Nuk I kam dëgjuar këto mesazhe. Cdo deklaratë që shkakton mostolerancë etnike është në kundërshtim me ligjin” – tha Bujar Osmani.

Ndërkaq, Kryetari I Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, gjatë një prononcimi për portalin “Lokalno”, sic percjell KlanM, ka deklaruar se në Komunë nuk ka mbërritur asnjë kërkesë për leje për hapjen e Kompleksit Memorial të UÇK-së në Sopot të Kumanovës.

Ai gjithashtu ka deklaruar se nuk është I befasuar nga mesazhet e Ahmetit, duke akuzuar se tashmë 20 vite BDI-ja luan në kartën nacionaliste që revolton dhe nënçmon maqedonasit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share