Është caktuar masa e paraburgimit për një grua 41 vjeçare nga Tetova e akuzuar për dhjetëra mashtrime në rajonin e Pollogut dhe Shkupit. E arrestuara u ka premtuar disa personave se do t’u sigurojë viza gjermane për një shumë të caktuar, por asnjëri prej tyre nuk u bë me vizë, informon KlanM.
“Sot (21-mars), gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Gostivarit 41-vjeçares A.A. nga Tetova i ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh. Dje (20-mars) ajo ishte privuar nga liria në Gostivar në bazë të nenit 247 të Kodit Penal dhe nga SPB Tetovë-Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Gostivar është raportuar penalisht se vitin e kaluar dhe këtë vit ka kryer dhjetra mashtrime. E dyshuara A.A. i ka kryer mashtrimet në zonën e Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit, duke u premtuar rrejshëm të mashtruarve se për një kompensim të caktuar monetar do t’u siguronte viza pune për Gjermani, por edhe mashtrime të tjera. E raportuara A.A. është dërguar në Burgun e Shkupit për vuajtje të masës së paraburgimit“, thuhet në njoftimin e MPB-së./KlanMacedonia