Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme mban mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të mbështetur familjen e rreshterit Afrim Bunjaku, që ra në detyrë në Banjskë të Zveçanit të dielën, në një sulm nga një grup i armatosur serb.
Me vendim Qeveria ka ndarë 50 mijë euro për familjen e reshterit Bunajku.
Po ashtu në fjalën e tij, kreu i Qeverisë Albin Kurti u ka bërë thirrje të gjithëve që sa herë që shohin pjesëtarë të Policisë së Kosovës kudo ti respektojnë ata pafund.