Merr flakë makina në By-Passin e Vlorës

Një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët e zjarrit në By-Passin e Vlorës në fshatin Kaninë.

Drejtuesi i mjetit mundi të dilte dhe fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikëses shkuan menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.  /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share