Në emisionin Klan Debat, kryetari i Strugës Ramiz Merko tha se në Strugë nuk do ketë rritje enorme të çmimeve.
”Kemi krijuar kushte të mira, kemi krijuar menyja më të mira nuk ka ndonjë ngritje çmimesh që të alarmohet si nëpër disa vende tjera, pra këtë vit presim shum e më shumë turistë. Vitin e kaluar besoni edhe vendbanimet rurale kanë pranuar turistë si Kalishta e disa tjera, por edhe vendet më të largëta si Veleshta, sepse nuk kemi pasur kapacitetet e mjaftueshme për ti pranuar gjithë pushuesit” – tha kreu i Strugës, Ramiz Merko. /KlanMacedonia/