Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbrojtur politikën e saj ndaj Rusisë, përpara pushtimit të Ukrainës në shkurt, duke thënë se pushteti i saj për të ndikuar te presidenti rus Vladimir Putin, kishte mbaruar.
Ajo ka tha se ishte përpjekur të organizonte bisedime në mes të presidentit rus dhe presidentin francez Emmanuel Macron, në verën e vitit 2021.
“Por unë nuk e kisha fuqinë më. Të gjithë e dinin, në vjeshtë unë do të largohesha”, ka thënë ajo.
Pas katër mandatesh si kancelare, Merkel u largua nga detyra në dhjetor të vitit 2021. Ajo bëri një vizitë përfundimtare në Moskë në gusht të vitit 2021.
Ajo tha se se “për Putinin, vetëm pushteti ka vlerë”, raporton BBC.