Merkel në librin e saj ka përmendur vetëm një politikan nga RMV-ja, gazetari Martens e zbulon emrin e tij…

Gazetari i FAZ, Michael Martens, ka zbuluar detaje nga libri i ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, të cilat lidhen me rajonin e Ballkanit Perëndimor. Martens thotë se nga 700 faqe kujtime, është vetëm një politikan i gjallë nga Ballkani Perëndimor të cilin Merkel e përmend në mënyrë eksplicite, shkruan Gazeta Express.

Gjithashtu thotë se ka përmendje të tjera nga rajoni më i gjerë ku përfshihen dy politikanët rumunë Raian Basescu dhe Nicoal Ceausescu, gjithshtu nga Serbia, Sollobodan Millosheviq.

Gazetari gjerman thotë se ajo që është e jashtëzakonshme në librin e Merkel është sea jo s’përmend fare në kujtimet e saj as Edi Ramën, as Aleksander Vuçiqin, Bojko Borisovin apo Boris Tadiqin.

“Asnjërin”, shkuan Martens.

Në fund të shkrimit të tij, Martens thotë e i vetmi politikan i gjallë që Merkel e përmend në kujtimet e saj është ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Në Ballkanin Perëndimor, i vetmi politikan (i gjallë) që Merkel përmend në kujtimet e saj është Zoran Zaev, të cilin ajo e quan “guximtar dhe i vendosur”. Kjo është për të”, ka shkruar Martens.

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share