ÇELSI HARXHON 37% TË SHUMËS SË PËRGJITHSHME
Klubet e Premier Ligës angleze kanë harxhuar 815 milion funta në merkaton e dirit, kurse, sic njofton KlanM, më aktiv ishte gjigandi londinez Çelsi, I cili ka harxhuar 37% të shumës së përgjithshme, respektivisht më shumë se të gjithë klubet e Bundesligës, La Ligës, Seria A dhe Liga 1.
Klubet e Premier Ligës Angleze kanë harxhuar thuajse tri herë më shumë se sa në Janarin e vitit të kaluar.
Rekordi britanik për para të investuara në transfere, sic percjell KlanM, ishte rrëzuar në ditën e fundit të merkatos së janarit, kurse Klubet e Premier ligës kanë harxhuar 2.8 miliardë funta gjatë sezonit 2022 – 2023 – shkruan BBC.
Marrëveshja e Çelsit me futbollistin argjentinas Enco Fernandez për 121 milion euro, sipas BBC-së, do t`i çojë harxhimet e përgjithshme të klubeve nagleze për janarin në 815 milion funta. Më shumë se 275 milion, sic njofton KlanM, ishin harxhuar në ditën e fundit të merkatos
Dominimi financiar I Premier Ligës në Evropë është ngritur në proporcionin më të lartë, për shkak se harxhimet e klubeve angleze ishin 79% nga numri I përgjithshëm i pesë ligave më të fuqishme futbollistike evropiane, ku harxhimet për janarain shënuan rënie për 35% krahasuar me vitin 2022.