Kampionati në Seria A,do të fillon këtë fundjavë,por ekipet akoma pretendojnë që të sjellin përforcime apo freskime në radhët e veta, varësisht nga pretendimet apo mundësit që kanë. Kështuqë Juventusi nuk do ta mbyll afatin kalimtar pa e bërë së paku edhe një përforcim dhe ata në repartin e mbrojtjes aty ku bardhezinjtë kanë për synim të përforcohen ndërsa emir më përfolur është futbollisti Filip Kostiq nga Eintracht Frankfurtin.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Juventusi është i përgatitur për të mbyllur marrëveshjen me Kostic shumë shpejt. Detajet përfundimtare po diskutohen me Eintracht Frankfurtin dhe është çështje bonusesh për të arritur marrëveshje të plotë për çmimin dhe më pas Kostic do të fluturojë për në Torino.