Stina e vjeshtës duke se i ka mobilizuar edhe bashkatdhetarët për përgatitjen e turshive.
Por, duket se përpjekjet e tyre në këtë drejtim shkuan huq.
Kjo pasi që disave prej tyre specat iu ndaluan në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.
Ata i kanë publikuar edhe disa momente në Tik Tok, ku thasët me speca shihen të renditura në shportat e mbeturinave, shkruan Albinfo transeton Klankosova.tv
Sipas rregullave, disa shtete nuk lejojnë bartjen e tyre përmes pikave kufitare.
Natyrisht, në këto raste nuk munguan as gjobat nga autoritetet kompetente.
Siç deklarojnë disa nga bashkëatdhetarët që jetojnë e punojnë në Gjermani e Zvicër, ata u gjobitën deri në 1500 euro.