Mërgim Vojvoda, mbrojtësi me origjinë shqiptare i kombëtares së Kosovës dhe futbollist i Torinos është përfshirë në një aksident rrugor këtë të enjte. Fatmirësisht ai ka shpëtuar pa lëndime.
Ngjarja ndodhi përpara një spitali në Torino. Futbollisti po udhëtonte me makinën e tij tip ‘Mercedes Benz’. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi policia.
Fatmirësisht dëmtime mori vetëm makina ndërsa shqiptari u mbrojt, sipas asaj që shkruajnë mediat, nga hapja e airbag-ëve. Pas aksidentit, ai ka shkuar si rregullisht në trajnim.
Mërgim Vojvoda ka lindur në vitin 1995. Prej Gushtit të vitit 2020, ai luan me Torinon. Më 19 Shtator të atij viti debutoi në Serie A.
Më 3 Maj 2021, ai shënoi golin e parë për Torinon. Në atë ndeshje u vendos rënia nga kategoria e Parmës./tvklan.al