Mërgim Lushtaku publikon foto me babain e tij Samiun: Krenar që të kemi

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka publikuar sot një foto me babain e tij Samiun, ky i fundit nënkryetar i partisë, dhe nënkryetar i komunës së Skenderajt.

Mërgimi ka shkruar se është krenar për babain e tij.

“Krenarë që të kemi ❤️!”, ka shkruar Mërgimi.

Kujtojmë se mbrëmë Sami Lushtaku u ftua për t’u paraqitur në zyrat e EULEX-it.

Pas një ore Lushtaku u lirua, por atij iu konfiskua telefoni. Këtë e konfirmoi për Reporteri.net djali i tij, Mërgim Lushtaku.

Kujtojmë se në fund të vitit të kaluar, Specialja pati zhvilluar një seri bastisjesh ndaj ish-këshilltarëve të presidentit Hashim Thaçi, si Blerim Shala dhe Artan Behrami.

Në Gjykatën Speciale aktualisht janë duke u zhvilluar disa gjykime ndaj ish-eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deri më tani, gjykata ka dënuar ish-eprorin e UÇK-së, Salih Mustafa me 22 vjet burgim për krime lufte si dhe janë shqiptuar dënime për pengimin e drejtësisë për dy ish-figura të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share