Mercenarët e Wagner “pushtojnë” edhe një tjetër qytet rus – afrohen drejt Moskës

Luftëtarët e grupit mercenar “Wagner” morën nën kontroll të gjitha objektet ushtarake në qytetin rus të Voronezh, informon AMI.

Voronezh ndodhet rreth 500 kilometra në jug të Moskës, përcjell KlanM.

Në fjalimin e tij drejtuar kombit, presidenti rus Vladimir Putin tha se masa e liderit paraushtarak Yevgeny Prigozhin ishte një “fushatë kriminale aventuriere dhe tradhti” dhe se Rusia do të mbrohej.

“Kjo është e barabartë me rebelimin e armatosur. Ne po luftojmë për jetën dhe sigurinë e qytetarëve tanë dhe për integritetin tonë territorial. Kjo është tradhti”, tha Putin në fjalimin e tij para publikut./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share