Sot në 11-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të PDSH-së Arbën Xhaferi, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi kreu homazhe dhe vendosi kurorë me lule tek varri i të ndjerit.
“Në 11-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të PDSH-së Arbën Xhaferi, sot bëra homazhe dhe vendosa kurorë me lule tek varri i të ndjerit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty!” ka shkruar kryetari Thaçi në rrjetet sociale.