Në kohën kur Maqedonia e Veriut nuk arrinë që të menaxhojë me mbeturinat e vendit, kur Komunat nuk janë të aftë të vendosin sisteme selektimi për riciklimin e tyre, kur vendi është lider me ndotjen dhe kur reformat e sistemit inspektues marrin pavarësinë e inspektorëve, LSDM-ja shtron pyetjen nëse interesat e biznesit janë më të rëndësishme se ambienti jetësor dhe qytetarët?
“Nuk është çështja nëse bëhet fjalë për mbeturina nga e ashtuquajtura “listë e gjelbër” dhe nëse do të importohet si lëndë e parë, bëhet fjalë për kushte të paplotësuar në vend për menaxhimin dhe kontrollin serioz të mbeturinave. A mundemi për momentin të dëshmojmë riciklim ekologjik? Në vend të qëllimit për të importuar mbeturina, Qeveria dhe Komunat duhet t`i përveshin krahët dhe seriozisht të merren me sasitë e mbeturinave që i deponojmë, të nisin vendosjen e selektimit që do të sigurojë sasi të mjaftueshme për përpunimin e mbeturinave” – tha Kaja Shukova.
Reagimi i socialdemokraëtëve vjen pasi RMV-ja, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kanë shfaqur interesimin për të importuar mbeturina jo të rrezikshme nga BE-ja. Një kërkesë të këtillë në Komisionin Evropian, deri tani kanë dorëzuar 24 vende.
Sipas njoftimeve nga Ministria për Ambient Jetësor, Maqedonia e Veriut synon të importojë 18 lloje të mbeturinave jo të rrezikshme. Bëhet fjalë për metale, vajra, letra, kartone e të ngjshme.
Pritet vendimi I Komisionit Evropian që duhet të bëjë vlerësimin nëse vendi përmbush standardet ekologjike për menaxhim me këto mbeturina.
“Importi i mbeturinave të parrezikshme që nihen si mbeturina të “listës së gjelbër”, në përgjithësi do të ndalohet në vendet që nuk janë anëtare të OECD-së. Përjashtim nga kjo rregullore do të ishin vendet që kanë kapacitete për t`i përmbushur kushtet për mbrojtjen e ambientit jetësor, për përpunimi e këtyre mbeturinave” – thonë nga Ministria për Ambient Jetësor.
Organizatat ekologjike në vend tashmë kanë paralajmëruar për rrezikun e importit të këtyre mbeturinave. Kërkojnë kontrolle më të rrepta nëpër vendkalimet kufitare dhe alarmojnë për rreziqet nga substancat toksike që mund të ndikojnë ndaj shëndetit të qytetarëve.
Evropa krijon shumë më tepër mbeturina se sa arrinë që t`i reciklojë. Sipas Komisionit Evropian, mesatarisht brenda një viti çdo banor i BE-së krijon 5 ton mbeturina.
Vetëm 38% e tyre reciklohet, kurse mbi 60% përfundon në deponitë e vendeve të BE-së. /tvklan.mk/