Memli Krasniqi: Është jetike që Qeveria e kapelave të zeza të bie

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas mungesës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend dhe mostransmetimit të seancës së sotme në RTK, ka thënë se komisarët e Kryeministrit Kurti po tentojnë ta heshtin opozitën dhe ta fshehin të vërtetën.

Krasniqi, në një postim në Facebook, është shprehur se është jetike që kjo Qeveri e kapelave të zeza të bie.

“I zënë pamohueshëm në flagrancë duke vepruar kundër interesit të shtetit dhe qytetarëve, pushteti ka zgjedhur ikjen, fshehjen dhe me këtë rast, edhe turpin. Ata nuk u paraqitën as sot në Kuvend, të paktën që të marrin kapelat e zeza që ua bëmë dhuratë”, ka shkruar ai.

Kreu i PDK-së ka theksuar se më nuk ka dyshime që shteti është i kapur nga Kurti dhe vartësit e tij.

“Tash kanë mbetur vetëm dy gjëra para se kjo Qeveri të bie për t’u mos u kthyer më: prokuroria të bëjë punën e saj dhe qytetarët të votojnë për largimin e saj më 9 shkurt të vitit 2025. Rikthimi i Kosovës në drejtimin e duhur, të zhvilimit dhe të integrimit euro-atlantik, e ka vetëm një adresë: Bedri Hamza dhe Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share