Mbajtja e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, për analistin Ibrahim Memeti, paraqet një kthesë të madhe për shqiptarët në arenën ndërkombëtare e sidomos në raport me Serbinë. Kësaj sipas tij, i shtohet edhe fakti se pas Brukselit dhe Varshavës, në Tiranë u hap Kolegji Evropian. Këto janë sinjale, sipas Memeti, dhe sanksione në mënyrë indirekte e diplomatike ndaj Serbisë, duke shtuar paralajmërimet për investime prej qindra miliona eurosh nga Franca në Shqipëri.
Vetë Ursula Fon Der Layen, sipas Memetit, në hapjen e kolegjit kishte deklaruar se ky kolegj është bërë me kërkes të Edi Ramës një vit më parë dhe brenda një viti, sip thotë memeti, Evropa ia plotëson dëshirën Ramës dhe shqiptarëve.
“Ata janë diplomatë, nuk i shohin gjërat në një dimension sikur ne. E hapin kolegjin, e organizojnë samitin në Tiranë e jo në Bruksel, kjo është hera e parë.. ia jep fuqinë dhe automatikisht Serbia bie në ligën e dytë e Vuçiqi shkon në Pekin”, tha mes tjerash Memeti./KlanMacedonia