Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila është në vizitën e saj të parë në Serbi pas zgjedhjes së saj kryeministre e Italisë, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në takim është diskutuar për përmirësimin e bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe integrimin evropian të Serbisë, dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe luftën në Ukrainë.
Vuçiq tha se me kryeministren e qeverisë italiane, ka biseduar për të gjitha çështjet e rëndësishme dhe se beson se ardhja e saj do të kontribuojë në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, shkruan N1, transmeton Klankosova.tv.
Ai tha se marrëdhëniet politike dhe ekonomike ndërmjet Serbisë dhe Italisë janë të mira, duke theksuar se shkëmbimi i mallrave mes dy vendeve është 4.6 miliardë.