Meloni plan për zgjidhjen e krizës së emigrantëve afrikanë

Mbledh në Romë liderët kontinentit dhe ata të BE-së për frenimin e emigracionit

Paralelisht me zhvendosjen e rreth 3 mijë azilkërkuesve drejt Shqipërisë kryeministrja italiane Giorgia Meloni publikoi në samitin me liderët afrikanë planin e madh të zhvillimit të Italisë për këtë kontinent të varfër. Me planin e saj të zhvillimit synohet të krijohen kushte sigurie dhe ekonomike në Afrikë me vende të reja pune duke dekurajuar të rinjtë që të heqin dorë nga kalimet e rrezikshme me varka e anije përtej Detit Mesdhe.

Meloni shpreson që të krijojë një marrëdhënie të re mes Evropës dhe Afrikës. Ajo paraqiti edhe një sërë projektesh pilot në vende të veçanta që ajo tha se do t’i mundësonin Afrikës të bëhet një eksportues i madh i energjisë në Evropë, për ta ndihmuar atë të largojë varësinë e saj nga energjia ruse pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Liderët afrikanë kërkuan që Italia dhe BE të kalojnë nga fjalët në vepra dhe të hiqet dorë nga premtime që nuk mbahen kurrë.

Meloni, liderja e parë e djathtë e Italisë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, e ka bërë frenimin e migracionit një prioritet të qeverisë së saj. Por viti i saj i parë në pushtet u mbyll me një rritje të madhe të numrit të njerëzve që mbërritën në brigjet e Italisë, në rreth 160,000 vetëm vitin e kaluar.

Për të zbutuar këtë situatë qeveria e Melonit ka realizuar marrëveshje individuale fillimisht me Tunizinë ku synon të frenojë largimet nga vendi përmes projekteve të zhvillimit ekonomik dhe me Shqipërinë me krijimin e qendrave në Shëngjin e Gjadër për të përpunuar kërkesat për azil për azilkërkuesit me destinacion Italinë të shpëtuar në det.

“Unë jam duke mbështetur paktin e azilit të imigracionit, rregullat janë më të mira, por nuk është zgjidhja. Ne kurrë nuk do ta zgjidhim këtë problem nëse mendojmë për të vetëm në drejtim të menaxhimit të migrantëve sapo të mbërrijnë në Evropë. Nuk do ta gjejmë kurrë një zgjidhje për të cilën të gjithë bien dakord, siç është normale”.

Mbështetja e zhvillimit afrikan dhe trajtimi i rreziqeve të paraqitura nga inteligjenca artificiale do të jenë dy tema kryesore për Italinë gjatë presidencës së saj njëvjeçare të Grupit të Shtatë, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share