Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka qenë e para nga liderët europianë, që është prononcuar në fillim të samitit europian mbi takimin e zhvilluar midis ekipit të BE-së dhe kryeministrit tê Kosovës, Albin Kurti, i ndjekur nga takimi i këtij ekipi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Meloni, siç njofton korespodentja e TV Klan nga Brukseli Erisa Zykaj, është shprehur, që shpreson të hidhen një hap përpara gjatë ditës së sotme.
“Ne u angazhuam mbi një tjetër skenar kritik sot, që është situata mdiis Kosovës dhe Serbisë. Jemi duke kërkuar një zgjidhje mbi bazën e një pune shumë të gjatë që është bërë nga Italia, Franca, Gjermania dhe BE-ja. Jemi duke u përpjekur që të hedhim hapa përpara. U kemi kërkuar të dyja palëve që të bëjnë progres lidhur me zbatimin e marrëveshjeve dhe dokumenteve që kemi përpiluar vitet e fundit dhe muajt e fundit. Të shohim, se si do ecin zhvillimet gjatë ditës. Shpresojmë, që të hedhim një hap përpara” – ka deklaruar Meloni./KlanMacedonia