Meloni ndahet nga partneri

Shkak, tradhtia e gazetarit të “Mediaset-it”

Kryeminsitrja italiane, Xhorxhia Meloni i jep fund lidhjes që për pak mbushte dekadën me partnerin e saj Andrea Xhiambruno, i cili duket se nuk i ka qëndruar besnik dashurisë së saj.

Shefja e qeverisë italiane e bëri publik vendimin e saj përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se kishte ardhur koha të ndaheshin dhe e falenderon për vitet e mrekullueshme, për momentet e vështira që i kaluan bashkë e po ashtu edhe për vajzën e tyre Xhinevrën, sot 7-vjeçe.

 

Meloni nuk përmend arsye konkrete për ndarjen, por marrëdhënia e tyre ishte krisur prej kohësh. Mes shkaqeve të ndarjes është ky videoskandal ku partneri i saj, gazetar dhe prezantues i televizioneve të grupit të madh “Mediaset”, shfaqet në disa regjistrime audio të kryera gjatë pushimeve mes emisioneve të drejtpërdrejta në studio, duke i kërkuar favore seksuale kolegeve të tij të punës.

Regjistrimet u publikuan më herët gjatë këtij muaji nga emisioni satirik investigativ, Strisha la Noticia, që transmetohet në median ku ai vetë punon.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share