Meloni mbyll pushimet në Shqipëri dhe rikthehet në Pulja

Kryeministrja italiane Xhorxhia Meloni mbyll pushimet 4-ditore në Shqiperi dhe rikthehet në fermën Beneficio në Ceglie Messapica në Pulia. Mediat italiane shkruajnë se shefja e qeverisë udhëtoi gjatë natës me tragetin Prince nga Vlora në portin e Brindisit.

Mbrëmjen e së enjtes ajo u pa nën shoqërinë e kryeministrit Edi Rama në Vlorë. Kreu i qeverisë shqiptare nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e ka falenderuar homologen italiane që zgjodhi Shqipërinë për të kaluar disa ditë nga pushimet e saj. “Motra nga Shqipëria dhe vëllai nga Italia. Faleminderit Xhorxhia, ishte një nder”, shkroi Rama në postimin e tij.

4 ditët në Shqipëri thonë mediat italiane ishin një relaks maksimal, mes plazhit dhe disa shëtitjeve me skaf.

Ndërkohë që thonë se një takim i mundshëm me Tony Blair në Vlorë mbetet i mbuluar me mister.

Meloni rikthehet në Itali duke e ditur se e pret një “vjeshtë sfiduese”, pasi temperatura politike në ditët kur ajo ishte larg u rrit edhe brenda mazhorancës, duke përfshirë drejtpërdrejt dy drejtuesit e forcave kryesore të koalicionit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share