EMISIONI “REPORT” NË RAI 3
Kryeministrja e Italisë Girogia Meloni reagon për herë të parë për emisionin “Report” në Rai 3, ku ndër të tjera kritikua marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë. Kryeministrja e Italisë thotë se Edi Rama u sulmua për shkak se ndihmoi vendin e saj në një moment kritik.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka dalë hapur në mbështetje të homologut të saj shqiptar Edi Rama, i cili përgjatë gjithë javës ka pasur në fokus akuzat e ngritura ndaj këshilltarit të kryeministrisë Ëngjëll Agaci, nga emisioni report në Rai 3 në Itali.
Gjatë fjalës së saj në Pescara ku shpalli kandidaturën e saj për zgjedhjet europiane të 8 dhe 9 Qershorit, Meloni tha se kryeministrin Rama pagoi cmimin që ndihmoi Italinë.
Giorgia Meloni – Kryeministre e Italise
“Për emigrantët “bëmë marrëveshje me Edi Ramën, kryeministrin socialist shqiptar. E majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët europianë në vend që ta falënderonin se vepruan në emër të solidaritetit europian. Po cfarë bënë ata? E sulmuan.
Giorgia Meloni – Kryeministre e Italise
Meloni sulmoi edhe televizionin italina Rai3, duke e akuzuar se edhe më herët ka krijuar steriotipe për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Edhe Telemeloni, ju e njihni, apo jo Telemelonin? Ai krijoi një raport për Shqipërinë, ku e portretizoi si një narko-shtet. Më ndihmoni të gjithë ti përcjell solidaritetin Edi Ramës, Tiranës dhe gjithë popullintshqiptar që u sulmuan vetëm sepse zgjodhën që të ndihmonin kombin tonë. ”
Kryeministri Rama e ka konsideruar një “emision me steriotike” dhe “investigim paragjykues” materialin e transmetuar në “Rai 3” mbi marrëveshjen për emigrantët në një intervistë që ka dhënë për “Corriere deel Sera”.
Gjithashtu, kryeministri Rama ka akuzuar emisionimn e “Rai 3” se po sulmon kryeministren e Italisë Giorgia Meloni në kurriz të Shqipërisë. /tvklan.mk/