Mekanzimat mbrojtës/ Osmani në fb: Shqiptarët rrezikojnë të shndërrohen në popull të para marrëveshjes së Ohrit!

BDI vazhdon të insisitojë se Fronti Evropian e ka legjitimitetin për t`I përfaqësuar shqiptarët dhe bashkësitë tjera etnike në Qeverinë e ardhshme.

Por, integristët paralajmërojnë edhe për një rrezik tjetër. Ministri i Jashtëm dhe Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, përmes një postimi në Facebook, alarmon se komuniteti i dytë në vend – shqiptarët cënohen nga majorizimi dhe shndërrohen në popull para Marrëveshjes së Ohrit.

“I dëgjoj disa derisa thonë: “Ju e keni thyer të parët parimin në vitin 2016 kur bëtë koalicion me LSDM-në.” Edhe njëherë them se mekanizmat mbrojtës të marrëveshjes së Ohrit, që ishin kushti për t’u dakorduar për një rend të tillë kushtetues, ishin për të mbrojtur komunitetin e dytë nga majorizimi, sepse shumica i ka numrat për ta mbrojtur veten. Pa mekanizmat e mbrojtjes së legjitimitetit, shqiptarët shndërrohen në popull të para marrëveshjes së Ohrit, që ka nevojë për mekanizma të rinj mbrojtës nga defaktorizimi dhe margjinalizimi, siç po mendon dikush se mund ta bëjë tash”, tha Bujar Osmani.

Ndërkaq, Fronti Evropian ka dorëzuar ankesë në KSHZ lidhur me rivotimin në vendvotimin 2101 në fshatin Llërcë të Komunës së Zhelinës.

Pas rivotimit të 22 majit, Fronti Evropian humbi një deputet që shkoi ër koalicionin VLEN.

Aktualisht Fronti Evropian ka 18 kurse koalicioni VLEN 14 deputetë./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share