Panelistët në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në Klan Macedonia diskutuan mbi aktualitetin politik zgjedhor në vend.
Analisti Lirim Mehmtaj tha se kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani po garon për balotazh në zgjedhjet presidenciale, teksa në zgjedhjet parlamentare pret që VLEN të ketë 8 deputetë dhe Fronti Europian 20.
“Fronti Europian ka 9 parti, përfshirë edhe disa më të vogla. Bujar Osmani garon për n Balotazh, ndërsa Arben Taravari garon për me e pa Opozita se ku qëndrojnë. Mba mend çka po të them, nëse vijojnë në këtë mënyrë, opozita shqiptare ka me shfaq pakënaqësi pa shku në maj, në zgjedhje parlamentare. Kjo është analiza ime, sepse tek ta po shihet vetëm Albin Kurti si një politikan që idollizohet”, tha Mehmetaj.
Mehmetaj tha se Fronti Europian nuk ka kundërshtarë serioz partiak, por ka individë politik.
“Duhet me diskutu, a ka mundësi me i marr në këto ksuhte BDI 20 deputetë, edhe VLEN-i hajt po thom 8 ndoshta i kap, maksimumi. Pra, nuk po shoh garë të barabartë, sepse BDI është partia e tretë më e madhja në vend, ndërsa, Qoku e Taravari e këto tjerët janë individ s’janë parti, ose Izeti që është i dalur prej BDI-së”, tha Mehmetaj. /TvKlan.mk