PROMOVOHET UEB-FAQJA PËR PARALAJMËRIM TË HERSHËM
Është promovuar ueb-faqja e Sistemit për paralajmërim të hershëm për persona të zhdukur – megjej.org.mk. I gjithë sistemi duhet të funksionojë në bashkëpunim me MPB-në, njofton KlanM.
Mediat, lokalet, bankat, trafiku i qytetit, taksitë, nga sot mund të kycen në aksionin për gjetjen e personave të zhdukur, pasi nisi me punë sistemi “Më gjej” si pjesë e pilot-projektit për Sistem për paralajmërim të hershëm për personat e zhdukur.
“Platforma “Më gjej” do të funksionojë sipas parimit të denoncimit që do të plotësohet në ueb-faqen dhe pas informatës dhe denoncimit nga familja e fëmijës së zhdukur, informacioni do të kontrollohet përmes kontakt-personit në MPB. Nëse edhe atje është denoncuar personi i zhdukur, e publikojmë në ueb-faqe dhe e shpërndajëm në të gjitha kanalet për informim të gjerë të opinionit, respektivisht nëpër rrjetet sociale”, tha Aleksandra Radevksa, gazetare për të drejtat e njeriut.
Praktika për alarmim me përmasa të gjera për persona të zhdukur, sic percjell KlanM, duhet të ngritet vetëm në rast kur ka rrëmbime, respektivisht rrezik të lartë për jetën e personit të zhdukur.
“Të gjithë kalojnë nëpër sistemin e arsimit, që luan rol vendimtar në zbulimin e hershëm të personave të zhdukur. Mësimdhënësit dhe personeli I shkollës shpeshherë janë të parët që vërejnë mungesën e nxënësve ose detektojnë sjelljen e tyre. Nga ana tjetër pikërisht në shkolla fëmijët njihen me rreziqet potenciale. Kështu do të jetë edhe më tej”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.
Ueb-faqja “megjej.org.mk”, sic njofton KlanM, do të funksionojë në tri gjuhë – maqedonisht, shqip dhe gjuhën rome, kurse do të funksionojë me mbështetje të MPB-së.
Kontribut në vendosjen e gjithë sistemit për paralajmërim të hershëm për të zhdukurit kanë dhënë Organizata Qytetare “Gazetarë për të Drejtat e Njeriut”, në bshkëpunim me organizatën austriake EKPAT./KlanMacedonia