Artan Tafani, i cili është arrestuar në Lushnje disa ditë më parë si autor i grabitjes së një pike këmbimi valutor në Astir të Tiranës, ka zbardhur 6 vrasje të kryera me pagesë.
Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se bëhet fjalë për grupit të Lushnjes të drejtuar nga Laert Haxhiu, ky i fundit i arrestuar disa muaj më parë në Greqi.
Arrestimi i Artan Tafanit ishte mbajtur sekret për shkak të hetimeve dhe dyshimeve të përfshirjes së tij në grupin e Haxhiut.
Ai mbahej nën vëzhgim për disa kohë deri sa uniformat blu ndërhynë duke e arrestuar.
Tafani është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ka zbardhur 6 vrasje të kryer nga ky grup.
Për këto ngjarje kriminale, janë lëshuar 15 urdhër-arreste.
Por kush është Artan Tafani?
Ai është autori i grabitjes së 40 mijë Eurove në pikën e këmbimit valutor në Astir mëngjesin e 28 Qershorit 2023. 39-vjeçari rezulton se përdor dhe emrin Marius dhe sipas policisë ka qenë dhe më parë i dënuar për vjedhje.
Pas grabitjes ai u largua me biçikletë dhe me ndihmën e një tjetër personi e ka fshehur në një garazh automjetesh. Policia ka zbuluar dhe më pas ka arrestuar se bashkëpunëtori i Tafanit është Enio Meçaj, 35 vjeç, banues në Fier.
Gjithashtu po në të njëjtin garazh, uniformat blu kanë gjetur dhe një automjet i cili rezultoi i vjedhur në Shkurt të 2023 në zonën e Shijakut. /tvklan.al