Bytyqi: Tranzicioni drejt energjisë së riparueshme imperativ gjatë krijimit të politikave
Nëse merret parasysh se sektori i energjetikës krijon 10 deri 15% të Bruto Prodhimit Vendor në ekonomi, është e qartë se zgjedhjet që i bëjmë në sektorin energjetik sot, do të kenë ndikim të madh ndaj të ardhmes ekonomike të vendit dhe mirëqenies së sigurisë energjetike – tha në fjalimin e tij Zv/Kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në hapjen e Forumit Energjetik MEF, në Shkup, njofton KlanM.
“Para ekonomisë portretizohet e ardhmja ku burimi i energjisë vitale nga derivatet fosile shkon drejt erës, diellit dhe ujit. Ky transformim do të ndikojë në krijimin e vendeve të reja, të gjelbërta e productive të vendeve të punës, që sipas projeksioneve për 2030 thonë se në këtë sektor do të hapen 38 milionë vende pune, kurse në 2050 ky numër do të rritet në 50 milionë”, tha Fatmir Bytyqi, Zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.
Ambasadorja amerikane në Shkup, Anxhela Aggeler, sic njofton KlanM, ka theksuar se SHBA-të punojnë për të përforcuar qëndrueshmërinë energjetike duke rikujtuar ndihmën për Maqedoninë e Veriut në tregtinë efikase me energjinë elektrike. Ajo ka bërë thirrje për veprime urgjente.
“Dimri do të kthehet dhe bëj thirrje te të gjithë që urgjentisht të veproni për diverzifikimin e resurseve energjetike. Bëj thirrje që të lidhen partneritete edhe me bizneset lokale ku partnerët tanë amerikan mund të sigurojnë prodhime dhe shërbime që respektojnë synimet ekologjike”, deklaroi Angela Aggeler.
Këto komente u bënë në hapje të Forumit Energjetik të MEF-it 2023, ku sot dhe nesër në Shkup, sic njofton KlanM, një numër i madh i përfaqësuesve të lartë të Qeverive nga vendi dhe rajoni, ambasadorë, përfaqësues nga organizata dhe fondacione ndërkombëtare diskutojnë mbi temën “Përmirësimi i trekëndëshit ‘Politikat – Teknologjia Financiare – Energjetike’ për rezistencën energjetike dhe tranzicionin e gjelbër”./KlanMacedonia