Rusia ka pezulluar pjesëmarrjen e saj në Traktatin e ri për Reduktimin e Armëve Strategjike “START i Ri”, si përgjigje e politikës anti-ruse të Uashingtonit, tha sot zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitrij Medvedev.
“SHBA mori atë që meritonte për politikën e saj të çmendur anti-ruse, pra pezullimin e START-it të Ri. Nuk mund të luftosh kundër Rusisë dhe të bësh të duket se çështjet e stabilitetit strategjik janë punë si zakonisht”, shkroi Medvedev në Tuiter në gjuhën angleze.
Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi sot në fjalimin e tij në Asamblenë Federale se Rusia po i jep fund pjesëmarrjes së saj në “START-in e Ri”, por se nuk po tërhiqet prej tij.
Putin theksoi se përpara se të vazhdojë bisedimet për aktivitetet e mëtejshme në kuadër të marrëveshjes, Rusia duhet të kuptojë vetë, siç tha ai, “çfarë kërkojnë vendet e NATO-s si Franca dhe Mbretëria e Bashkuar” dhe si do të merren parasysh arsenalet e tyre strategjike.