Mediat zbulojnë skenarin e radhës, projektohet super “Topi i Artë” për Messi-n

Lionel Messi mund të kurorëzojë me një tjetër ‘Top të Artë’ vitin aktual në fushën e lojës. Argjentinasi pritet të ngrejë lart trofeun e tetë individual mbrëmjen e së hënës. Por sukseset e kampionit të Botës nuk mendohet se do të ndalen këtu. Messi mund të fitojë Super “Topin e Artë” në fund të kësaj dekade, atëherë kur me shumë mundësi do të jetë i pensionuar nga futbolli. Çmimi i është dhënë lojtarit më të mirë të meshkujve të tre dekadave të fundit, ndarë vetëm një herë, në vitin 1989.

Në atë kohë fituesi ishte Alfredo Di Stefano, i cili shënoi 308 gola dhe fitoi 17 trofe e dy Topa të Artë gjatë karrierës së tij të shkëlqyer te Real Madrid. Di Stefano u zgjodh në një votim që përfshin tifozët, një juri të revistës France Football dhe fituesit e mëparshëm të Topit të Artë. Vendi i dytë shkoi për legjendën holandeze Johan Cruyff, i cili fitoi Topin e Artë në tre raste, në vitet 1971, 1973 dhe 1974. Michel Platini doli i treti, pasi mori Topin e Artë në tre vite radhazi midis 1983 dhe 1985.

Natyrisht, në atë kohë vetëm lojtarët evropianë kishin të drejtë për trofeun, që do të thotë se Pele dhe Diego Maradona nuk morën pjesë në garë. Sipas gazetës AS, ka pasur spekulime se Super “Topi i Artë” mund të jepet sërish në vitin 2029, dhe nëse po, Messi pritet të jetë favoriti i qartë. Argjentinasi ka fituar shtatë “Topa të Artë” gjatë tre dekadave, ka fituar katër trofe të Ligës së Kampionëve, 10 tituj të La Ligës dhe ka fituar një Kupë të Botës dhe Kupën e Amerikës me kombëtaren e tij.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share