Portugezi “në shënjestër” pas fitores me ishujt Faroe, kërkohet shkarkimi para Shqipërisë
Fitorja me tepër vështirësi ndaj Ishujve Faroe nuk ka ngritur moralin në kampin e Polonisë. Robert Lewandowski u zhbllokua vetëm në minutën e 73-të edhe kjo falë një penalltie të akorduar pas konsultimit me sistemin VAR. Atmosfera nuk duket e mirë pasi mediat polake kanë akuzuar lojtarët dhe trajnerin Fernando Santos se nuk bindën ndaj një kundërshtari dukshëm më të dobët se ta. Madje, ka nga ata që dëshirojnë që portugezi të largohet nga detyra duke turbulluar jo pak ujërat në radhët e polakëve para një dueli shumë të rëndësishëm në Tiranë.
Duke iu referuar mediave vendase, do të ishte më mirë që Polonia të humbiste ndaj Ishujve Faroe dhe Santos të ishte shkarkuar tashmë. Ata, i tremben faktit që skuadra nuk bindi në fushën e lojës, duke dalë në konkluzione se nëse e minimizojmë cilësinë e lojës për hir të tre pikëve, do ta shikojmë Euro 2024 në televizori. Raportohet se Santos nuk ka nën kontroll skuadrën dhe ajo që ndodh në dhomat e zhveshjeve drejtohet nga lojtarët. Polakët kanë sugjeruar emrat që mund të marrin frenat e Kombëtares me 3 që shihen si kandidat për të marrë postin që duket më i lëkundur se kurrë. Shpresojmë që nga kjo situatë të përfitojë Kombëtarja Shqiptare dhe nga ‘Air Albania’ të dal me pikë të plota për të hedhur një tjetër hap drejt Europianit 2024.