Mediat malazeze: Arrestohet kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj

Kryetari i komunës së Tuzit në Mal të Zi, njëkohësisht dhe kreu i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj është arrestuar nga policia.

Sipas medias malazeze “Vijesti”, Gjeloshaj u arrestua pasi dyshohet se ka ofenduar policinë.

Incidenti ndodhi pasi patrulla rrugore ndaloi Nik Gjeloshajn i cili po udhëtonte me makinë, për shkak të xhamave të zinj të automjetit.

Në këtë moment, raportohet se Nik Gjeloshaj ka debatuar me policët dhe i ka ofenduar. Ai ka qenë në makinë me familjarët e tij. Ndërsa automjeti u dërgua për kontroll teknik për xhamat e errësuar.

Nga ana tjetër, policia e Malit të Zi nuk ka komentuar, teksa pritet të japin një deklaratë pas veprimeve proceduriale. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share