Mediat greke/ “Prespa” kontestohet në debatet parazgjedhore në RMV!

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut po ndiqen me vëmendje edhe në Greqinë fqinje. Sipas mediave greke, në debatet parazgjedhore kontestohet Marrëveshja e Prespës.

Gazeta greke “Katimerini” të enjten publikoi tekstin me titull “Marrëveshja e Prespës kontestohet në debatin parazgjedhor në RMV ku transmetohen mesazhet e liderit të opozitës Hristijan Mickoskit dhe liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, gjatë debatit televiziv në Kanal 5.

Mickoski në debat ka theksuar se nëse zgjidhet Kryeministër, vendin do ta quajë “Maqedoni” pa marrë parasysh Marrëveshjen e Prespës së vitit 2018, me të cilën u zgjidh kontesti me Greqinë për emrin.

“Katimerini” potencon se Dimitar Kovaçevski ka shfaqur shqetësime për shkak të refuzimit të Mickoskit ta përdorë emrin kushtetues të vendit.

Gazeta greke vlerëson se anketat e fundit favorizojnë VMRO-DPMNE-në për zgjedhjet parlamentare që përputhen me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku sipas “Katimerini” do të përballen Siljanovska dhe Pendarovski./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share