Mediat greke jehonë vizitës së Mitsotakis

VIZITA KONSIDEROHET SI MBESHTETJE PER SHQIPERINE EVROPIANE

Atmosfera festive me te cilen e priten minoritaret kryeministrin grek Mitsotakis dhe homologun Rama ka gjetur pasqyrim ne mediat e Greqisë. Ata e theksojne se vizita ne Shqiperi mund te konsiderohet si perpjekje e kreut te qeverise greke per te marre mbeshtetje elektorale ne prag te zgjedhjeve parlamentare ku ai synon te konfirmoje edhe per nje mandat tjeter fitoren e partise se tij demokracia e re.

Nuk kishte vetem deklarata zyrtare vizita e kryeministrit grek Mitsotakis në zonat e banuara nga minoriteti ne Shqiperi. Mediat greke kane sjelle momente nga pritja qe i bene kreut te qeverise greke ne ambjentet e shkollave e kishave ortodokse ne prag te krishtlindjeve.

Sipas televizioneve kryesore ne vendin fqinj Greqia vazhdon të mbështesë me të drejtë perspektivën evropiane të Shqipërisë, po vazhdon bisedimet me qeverinë shqiptare për përcaktimin e zonave detare, dhe perkrah kërkesat e minoritetit. Per gazetaret dhe analistet ne studio televizive vizita ne Shqiperi shihet si perpjekje e kreut te qeverise greke per te marre mbeshtetje elektorale ne prag te zgjedhjeve parlamentare ku ai synon te konfirmoje edhe per nje mandat tjeter fitoren e partise se tij demokracia e re. Sipas mediave te Athines Kyriakos Mitsotakis e ktheu vizitën e tij si kryeministër në fshatrat e minoritetit grek në Shqipëri në një festë parazgjedhore . Madje ai kërkoi vota, në prani të homologut të tij shqiptar Edi Rama.

Mos harroni se viti 2023 është vit zgjedhor dhe ju duhet të votoni në Greqi citohet te kete thene Mitsotakis ne keto takime.

Ne kronika sillen pamje nga vizita e babait te ndjere te kryeministrit Mitsotakis ne vendin tone ne vitin 1991 si dhe premtimi i homologut shqiptar Edi Rama per te ngritur nje bust ne nder te tij.

Analistet kane vene re nje klime pozitive mes Mitsotakis dhe Rames te cilet kane shkembyer batuta duke ngritur lart entuzuazmin e banoreve ne ato zona.

Protothema raporton se kryeministri Mitsotakis pati një pritje të ngrohtë me flamurë grekë dhe brohoritje.

Ne shkrim thuhet se kryeministri grek u kujtoi minoritareve se është detyrë e Shqipërisë që të respektojë deri në fund të drejtat e tyre.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share