Mediat britanike i kanë bërë jehonë “Love Island Albania”. The Sun dhe Daily Star kanë shkruar për konkurrentin më të ri që u fut mbrëmjen e së shtunës në vilën e dashurisë, Haris Namani.
“Haris, 22 vjeç, u shfaq në një video prezantuese duke folur në shqip, ku në ekran u futën titujt e gazetave për ish të dashurën e tij të ‘tërbuar’ që e thërriste jashtë. Disa poza të tij duke grushtuar në ajër si boksier janë futur në intervistë, e cila është interesante duke pasur parasysh arsyen e largimit të tij nga emisioni në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan The Sun.
Kjo ka shkaktuar edhe komente të shumta.
“Ai ka qenë në Love Island UK, kjo ka për të qenë argëtuese”, shkruan një fans.
Haris numëron një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale. Ai është shqiptar i Kosovës (Lexo më shumë).
“Shumë prej jush më keni mbështetur në Love Island Angli dhe pres që ta bëni edhe këtu. Kam ardhur prej Anglisë që t’i hallakas. Vetë konkurrentëve kam me ju thënë rrëmuja po vjen. Keni lexuar shumë lajme për mua, por janë thashetheme”, shprehej Haris në klipin prezantues.
Haris është boksier dhe në klipin prezantues tha se ka ardhur në Shqipëri për të gjetur dashurinë e jetës.
“Nëse fitoj, ndoshta paratë, ndoshta dashurinë, duke parë e duke bërë”, u shpreh ai.
Kjo eksperiencë e re për Haris nuk është e panjohur, por një gjë e dimë me siguri që ujërat në vilën e dashurisë janë trazuar sërish.
Edhe miqtë e tij që kanë marrë pjesë në ‘reality show’ nuk kanë nguruar që t’i urojnë atij suksese në rrugëtimin dhe aventurën e re që ka marrë në “Love Island Albania”.
Një nga personat që e ka uruar është edhe Diska një nga fituesit e spektaklit.
Formati më i ndjekur i momentit në të gjithë botën, “Love Island” vjen për herë të parë në Shqipëri si një patentë nga ITV Studios dhe një prodhim i TV Klan. Kujtojmë që episodet ditore të “Love Island Albania”, i shikoni çdo ditë në orën 18:20 në Tv Klan./tvklan.al