“Meant to be” e Bebe Rexhës hyn në histori

Renditet mes 5 këngëve më të shitura në SHBA të grave këngëtare

Hiti “Meant to be” i Bebe Rexhës ka arritur të renditet mes këngëve që kanë shënuar rekorde në historinë e muzikës në Shtetet e Bashkuara. Bëhet kënga e 5 më e shitur në këtë vend e kënduar nga një këngëtare grua.

Kënga e publikuar para 6 vitesh është një bashkëpunim mes yllit të muzikës Pop me origjinë shqiptare dhe dyshes së vokalistëve Tajlor Habird dhe Brian Kelley të njohur ndryshe si “Florida Georgia Line”.

“Meant to be” i zhanrit country, vetëm në Youtube është dëgjuar mbi 1.1 miliardë herë dhe ka qenë e nominuar për çmimet Grammy, çmimet MTV për SHBA dhe Europën, etj.

Në listën e 5 këngëve më të shitura në SHBA janë edhe këngët “Blank Space” nga Taylor Swift, “Bad Romance” nga Lady Gaga, dhe “I like it” nga Cardi B.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share