Me datë 05.10.2023 rreth orës 17:00 në vendkalimin hekurudhor në rrugën rajonale në mes të fshatit Miravci dhe fshatit Davidovë, Gjevgjeli, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria P.R.(40) nga Shkupi për shkak se me veturë tip “Opel Vectra” me targa të Shkupit po transportonte gjashtë emigrantë nga Siria.
Gjegjësisht, më herët, në kryqëzimin e Gjevgjelisë në autostradën A1, zyrtarët policorë kanë dhënë shenjë ndalimi, por vetura ka vazhduar të lëvizë dhe është fikur në rrugën rajonale Miravci-Davidovë, ku ka goditur një shtyllë dhe më pas është ndalur. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur emigrantë, ndërsa drejtuesi P.R. është privuar nga liria.
Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa mërgimtarët janë dorëzuar në Qendrën pranuese për të huaj në Shkup. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër P.R. do të dorëzohet kallëzim i duhur.