Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se gjatë mbrëmjes së kaluar (27/28.07.2022) në intervalin kohor nga ora 22:00 deri më 03:00 Ministria e Punëve të Brendshme me radar të posaçëm për inçizim në kushte të natës, realizoi kontrollim të intensifikuar aksional në territorin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë për sanksionimin e shoferëve të cilët me automjetet e tyre qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar. Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar 46 shoferë, prej tyre 36 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banimit, kurse 10 shoferë jashtë vendeve të banimit.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
Lexo gjithashtu
RMV: 81 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend…
30.09.22 16:46
ESHS: Mbi 500 euro rroga mesatare në shtator
Neto-rroga mesatare e paguar për të punësuar në shtator të këtij viti ishte 32 553 denarë dhe është…
23.11.22 14:31
Kasami: Mos i fshihni fajtorët kryesorë për rastin e Spitalit Modular në Tetovë!
Ministri Lloga takon Joveskin, nesër pret edhe prokurorin Islam Abazi Të vdekurit në spitalin modular në Tetovë dhe…
16.08.23 16:45