Gjatë mbrëmjes së kaluar (08/09.08.2022) në intervalin kohor nga ora 21:00 deri më 02:00 me radar të posaçëm për inçizim në kushte të natës është realizuar kontrollim të intensifikuar aksional në territorin e SPB Manastir për sanksionimin e shoferëve të cilët me automjetet e tyre qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar. Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar 30 shoferë të cilëve u janë shqiptuar gjoba adekuate.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
Lexo gjithashtu
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në mbarë vendin do të jetë më vranësira të ndryshueshme, jo-stabil dhe me reshje të rrëmbyeshme…
29.08.23 08:54
E la djalin nën kujdesin e një të miture, nëna “fiton” kallëzim penal
Një nënë 36 vjeçare nga Ohri e ka pësuar keq pasi djalin e saj të mitur e ka…
01.12.22 17:25
Reshjet e shiut dhe borës: QMK – defekte të rrymës në shumë rajone!
Reshjet e shiut dhe borës: QMK – defekte të rrymës në shumë rajone! QMK-ja, konform informacioneve në Sektorin…
25.11.23 18:14