Me Taravarin apo Selën – me kë i zhvillon bisedimet BDI?

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani theksoi në Klan Debat se organet partiake kanë autorizuar kryetarin e BDI-së që të zhvillojë bisedimet me partit tjera për krijimin e një fronti pro-evropian në zgjedhjet e ardhshme. Osmani nuk deshi të japë detaje se me kë konkretisht bisedon Ahmeti, sidomos në radhët e ASH-së, ku siç raportohet ka dy taborre, një për koalicion me opozitën dhe tjetri që refuzon opozitën.

“Zoti Ahmeti takohet me shumë kryetarë të partive politike. Mendoj se ai e ka edhe përgjegjësinë si udhëheqës i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, që të jetë në koordinim të vazhdueshëm me të gjithë, pavarësisht qëndrimeve, për shkak se qëndrimi i tij ka qenë që gjithmonë shqiptarët të bëhen bashkë. Bidnja e tij ka qenë gjithmonë se fragmentimi është dobësia më e madhe që na ndodh neve në skenën politike. Prandaj është në kontakt me të gjithë. Unë shpresoj që të gjithë ata që janë të vetëdishëm për këtë betejë të madhe  gjeopolitike lindje-perëndim, që po manifestohet tani  në betejeë Evropë – anti Evropë, do e gjejnë veten edhe në bashkimin e faktorit politik shqiptar, që edhe njëherë shqiptarët të jenë garantues të kursit evropian të shtetit”, u shpreh Bujar Osmani./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share