Pas incidentit në koncertin e saj në New York ku një person i gjuajti me celular teksa po bënte shqiponjën, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka reaguar në Instagramin e saj.
Ajo ka postuar dy foto ku njëri prej syve duket i mavijosur dhe me 3 qepje. Bebe shkruan: “I’m good!”, duke konfirmuar se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Kujtojmë se në momentin që ajo u godit në fytyrë, stafi i erdhi në ndihmë ndërsa agresorin e rrethuan fansat duke e fyer. 33-vjeçarja u largua nga skena për të marrë ndihmën mjekësore, shoqëruar me duartrokitje. Ende nuk dihet identiteti i personit që goditi yllin e muzikës Pop, por policia po e merr në pyetje./tvklan.al