Më shumë se një jave në qeli, merret vendimi për Florian Markun

Florian Marku during todays Media Day 22 September 2021 Picture By Ian Walton Matchroom Boxing

U arrestua në mënyrë të papritur pak ditë më parë, por tani Florian Marku ka lënë qelinë në Gjermani,

Boksieri shqiptar do të gjykohet në liri, në pritje të një vendimi për ekstradimin e tij ose jo drejt Greqisë, aty ku mbi të rëndon një çështje e ndodhur 14 vite më parë.

Marku ishte dënuar me 7 vite burg për akuzat e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje.

 

Boksieri kreu vetëm 1 vit e gjysmë burg, por çështja u apelua dhe tani pala greke pretendon se boksieri shqiptar duhet të kryejë edhe 6 muaj burg.

Sipas ligjeve në Greqi duhet të kryhet të paktën 1/3 e dënimit.

Në pritje të një vendimi, Florian Markut i ndalohet të largohet nga Gjermania. /noa/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share