Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Turqi është rritur në 6.957, njoftoi Drejtoria për situata emergjente.
Janë lënduar 38.224, njofti Anadolia.
Është e vështirë të konfirmohet numri i të vdekurve në Siri, por mediat e saj shtetërore dhe shërbimet e shpëtimit që punojnë në veriperëndim thonë se numri ka tejkaluar 2.500.
Grupi i shpëtimit “Helmetat e Bardha”, i cili operon në zonat e kontrolluara nga kryengritësit, në Tuiter publikou se numri i të vdekurve në ato zona ka tejkaluar 1,280 dhe se ka më shumë se 2,600 të lënduar
“Numri pritet të rritet ndjeshëm pasi qindra familje janë nën rrënoja, më shumë se 50 orë pas tërmetit”, publikoi grupi i “Helmetat e Bardha”.
Bi-Bi-Si njoftoi sot se në Turqi dhe Siri, si pasojë e dy tërmeteve shkatërruese, kanë humbur jetën më shumë se 9 mijë persona, ndërsa ka frikë se numri do të rritet në mënyrë drastike.
Siç thuhet, më shumë se 23 milionë njerëz mund të preken nga kjo fatkeqësi.
Punonjësit në urgjencë u përballën me një natë tjetër të ftohtë për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënojat e mijëra ndërtesave.
Të afërmit e viktimave iu bashkuan përpjekjes së shpëtimit në një nga qytetet më të goditura të Turqisë, ndërsa disa familje u ankuan se shërbimeve të shpëtimit u duhet shumë kohë për t’u përgjigjur në disa zona.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpalli gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në Turqi në 10 provincat më të prekura.
Vendet në mbarë botën po dërgojnë ndihmë – ekipe të specializuara, qen gjurmues dhe pajisje.
Një pjesë e ndihmave ndërkombëtare po mbërrin në Siri, por qasja është i kufizuar për shkak të rrugëve të dëmtuara. /MIA