Të dhënat janë në përditësim
■ Të paktën 19,362 persona kanë humbur jetën dhe mbi 68,952 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga tërmeti i së hënës në jug të Turqisë dhe veri të Sirisë.
■ Në Turqi, numri i të vdekurve ka shkuar në të paktën 16,170, ndërsa të plagosurit janë mbi 63,794.
■ Në Siri të vrarët janë 3,192, ndërsa të plagosurit mbi 5,158.
■ Pa strehë, ujë e energji, Organizata Botërore e Shëndetësisë i druhet faktit se shumë prej të mbijetuarve mund të humbin jetën.
■ Sipas OBSH ekziston rreziku i një fatkeqësie të dytë që mund të shkaktojë edhe më shumë dëm se tërmeti fillestar.
■ Ekipet e shpëtim-kërkimit vijojnë punën, por shpresat po veniten për shumë persona që ndodhen ende nën rrënoja.
■ Turqia thotë se shpreson të hapë dy pika të tjera kufitare me Sirinë në mënyrë që të dërgojë sa më shumë furnizime të jetë e mundur, aq të nevojshme në këtë vend.