“Më shumë pengje mund të lirohen nga Gaza”, Biden: Shans real për armëpushim të zgjatur

Luftimet në Gaza duket se po gjejnë një moment qetësie pas marrëveshjes për një armëpushim 4-ditor.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte marrë një listë të pengjeve që do të liroheshin nga Hamasi, megjithëse nuk ka thënë se sa dhe kush janë ata, raporton Sky News.

Kjo vjen pasi 24 pengje u liruan nga Gaza përmes pikës kufitare Rafah me Egjiptin në këmbim të 39 palestinezëve, të cilët u ndaluan në burgjet izraelite.

Pas lirimit të pengjeve, Joe Biden optimist e përshkroi atë si “vetëm një fillim”, duke shtuar: “Deri më tani, ka shkuar mirë”.

Presidenti amerikan tha në një konferencë për shtyp të premten në mbrëmje se pritet që të lirohen më shumë pengje gjatë ditës së sotme.

Ai foli gjithashtu për një zgjatje të mundshme të armëpushimit, duke thënë: “Unë mendoj se shanset janë reale.”/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share