Më shumë muzikë, më shumë para për Dua Lipën

Pasuria e Dua Lipës arrin në 35 milionë Dollarë, në fund të 2022-it

Që kur publikoi këngën e saj të parë në vitin 2015, karriera e Dua Lipës ka pasur vetëm rritje. Këngëtarja me fame botërore ka publikuar një listë të gjatë me hite botërore dhe ka fituar disa çmime të rëndësishme si Grammy, Brit Aëards, Billboard Music Aëards, madje edhe dy Guinness në vitin 2020 për numrin më të madh të biletave të shitura për një koncert të transmetuar drejtpërdrejt nga një artiste femër ndërsa në vitin 2021, për numrin më të lartë të dëgjuesve mujorë në Spotify për një artiste femër.

Deri në vitin 2019, pasuria u dyfishua në 6 milionë Dollarë, duke u rritur më pas në 16 milionë Dollarë në vitin 2020 dhe 25 milionë Dollarë në 2021-shin përpara se të arrinte vlerën e saj aktuale prej  35 milionë Dollarë në fund të vitit 2022. Dua Lipa e ndërtoi këtë pasuri në më pak se një dekadë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share